Aktualitet Durrsakja rrëfen tmerrin me shoferin e furgonit: Më përdhunoi në natyrë tek...

Durrsakja rrëfen tmerrin me shoferin e furgonit: Më përdhunoi në natyrë tek Gjiri i Lalzit

Zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar në Durrës.

Pasditen e së enjtes shtetasja E.C., 18 vjeçe,  kishte dalë e vetme nga shtëpia për të shkuar për vizitë tek të afërmit në Manzë.

Kur ka mbërritur tek vendi ku rrinë furgonat, ajo është takuar me 28-vjeçarin V.B., që jetonte në Sukth i Ri dhe i ka thënë nëse do të bënte rrugë për në Manzë.

I riu i ka thënë që të hipte sepse do të niseshin. Kur vajza u fut brenda, furgoni u nis pa pritur asnjë pasagjer tjetër.

Gjithçka ka vijuar normalisht, deri në momentin kur përdhunuesi nuk po merrte drejtimin për në Manzë, por po shkonte nga Gjiri i Lalëzit.

E reja është tmerruar por nuk ka mundur që të shpëtojë. Kur kanë mbërritur në destinacion, V.B., e ka zbritur nga furgoni me forcë dhe e ka çuar në një zonë ku nuk kishte njerëz për ta përdhunuar.

Më pas ai e hipën vajzën sërish në makinë dhe e çon për në Manzë.

Fillimisht e reja nuk ka dashur që ta denoncojë rastin në polici, por dy ditë më vonë ajo është shfaqur në Komisariat për të bërë denoncimin.

E tmerruar ajo ka treguar me detaje gjithçka që ka ndodhur.

Pas marrjes së kallëzimit, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shoferit.