Vit i ri, i njëjti Cristiano Ronaldo. Portugezi e la vitin 2020 prapa dhe nuk humbi kohë për të festuar golin e tij të parë më 2021, në rastin e parë që iu dha. Dhe e bëri këtë dy herë. CR7 shënoi dy gola në fitoren 4-1 ndaj Udinese.
Golat e Cristiano Ronaldos sipas viteve
2002: 5 gola
2003: 1 gol
2004: 13 gola
2005: 15 gola
2006: 25 gola
2007: 34 gola
2008: 35 gola
2009: 30 gola
2010: 48 gola
2011: 60 gola
2012: 63 gola
2013: 69 gola
2014: 61 gola
2015: 57 gola
2016: 55 gola
2017: 53 gola
2018: 49 gola
2019: 39 gola
2020: 44 gola
2021: 2 gola
Që nga viti 2002, kur shënoi një dopietë me Sporting CP, kundër Moreirense, më 7 tetor, vetëm 17 vjeç, portugezi nuk e ka ndryshuar kalendarin pa lënë “vulën” e tij. Dy dekada pa e humbur ritmin vjetor të golave, duke mbërritur tashmë në kuotën e 758 “rrjetave” në karrierën e tij si profesionist; midis Sporting (5), Manchester United (118), Real Madrid (450), Juventus (83) dhe Portugalia (102). Një produkt mbresëlënës, sa për të tejkaluar tashmë edhe brazilianin e famshëm, Pele.
“I madh CR7! Urime mik, për këtë arritje të madhe! 746 gola janë shumë! Ju arritët Puskás, tani duhet të kapni Pelé”, – e sfidoi shokun e tij të skuadrës Gianluigi Buffon, kur barazoi hungarezin në fitoren 7-0 të Portugalisë ndaj Andorra. Kundër Udinese, ai e la pas legjendën braziliane (757) dhe ka përpara mundësinë për të zbritur nga froni edhe austro-çekun Josef Bican (759). Sidoqoftë, është e vështirë të vendosësh një parametër të vetëm në këto të dhëna. Statistikat e tjera e vendosin portugezin, në anën tjetër, në vendin e katërt, duke pranuar 805 golat e Bican, të lartpërmendur, 772 golat e Romário dhe 767 golat e Pelé.
“Djema, shkëlqyeshëm. Ne e filluam 2021 në mënyrën më të mirë”, – shkroi Ronaldo në Twitter. Me dopietën ndaj Udinese, ai arriti 18 gola në 15 ndeshje të këtij sezoni. Ky është sezoni i 15-të radhazi, që i tejkalon 15 gola. Një qëndrueshmëri e admirueshme.
Këtë sezon, 35-vjeçari ka shënuar më shumë se një gol për ndeshje me Juven në Serie A (14 gola në 11 ndeshje) dhe 4 herë në Champions.
Numra që shërbejnë për të qenë përpara Lukaku (12), Immobile (10), Ibrahimovic (10).