Miliarderja dhe filantropja MacKenzie Scott duket se është lodhur shpejt nga martesa e dytë dhe brenda dy vitesh kërkoi një tjetër divorc.
E listuar nga Forbes si “Gruaja më e fuqishme” në 2021-in, Scott u martua me mësuesin e shkencave Dan Jewett vjet, pasi u nda nga Jeff Bezos në 2019-ën.
E njohur si një prej grave më të pasura të botës, MacKenzie mësohet se ka firmosur dokumentat e divorcit tjetër gjatë kësaj jave.
Në vitin 2021, çifti konfirmoi bashkimin e tyre në martesë pa shumë bujë dhe përmes një mesazhi në faqen e tyre të web-it për Giving Pledge, një organizatë filantropike që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin një pjesë të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.
Scott ka kontribuar me miliarda dollarë si pjesë e një plani për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së saj.
“Unë jam martuar me një prej njerëzve më të mirë dhe më bujarë që njoh dhe i jam bashkuar asaj në zotimin për t’i shërbyer të tjerëve duke i ndihmuar financiarisht”, deklaronte në 2021-shin, Jewett që sot është ish-bashkëshorti i saj.
Scott, e cila është gjithashtu shkrimtare, e ka fshirë Jewett edhe nga përshkrimi i biografisë së saj në Amazon, burimi kryesor i pasurisë së saj.