Extra Dy fituesit e “BBV” bëhen bashkë, Egla Ceno bën “twerk” para fytyrës...

Dy fituesit e “BBV” bëhen bashkë, Egla Ceno bën “twerk” para fytyrës së Luiz Ejllit! Ja si reagoi këngëtari (VIDEO)

Luiz Ejlli dhe Egla Ceno janë bërë bashkë në festën e organizuar mbrëmjen e djeshme për ish-konkurrentët e këtij reality show.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Luizi duke performuar në skenë këngën e tij më të re me Getto Geasyn.

Në një moment artistit i bashkohet Egla, e cila vazhdoi të kërcente duke bërë “twerk” para këngëtarit, ndërsa ky i fundit është habitur nga performanca e aktores.

Kujtojmë që këngëtari shkodran ishte një ndër personazhet më të komentuara në shtëpinë e “BBV”, i cili me lojën dhe humorin e tij bëri për vete një publik të gjerë, duke u shpallur edhe fituesi.