Fundjava që sapo lamë pas ishte me të vërtetë e pafat për Franck Ribery në dy aspekte, e para sepse në sfidën e kampionatit ndaj Parmës pësoi një dëmtim, ndërsa hajdutët i kishin grabitur shtëpinë.
“La Reppublica” raporton se Ribery, kur u kthye në shtëpi pa se e kishin vjedhur banesën e tij. Policia kishte mbërritur në vendngjarje dhe tani po vlerësohet dëmi i bërë në aspektin financiar. Shkruhet se një numër i madh sendesh me vlerë i janë marrë sulmuesit anësor të ekipit vjollcë, ndërkohë që bëhet fjalë për objekte ari dhe sende të tjera me vlerë.
Në këtë sezon të Serie A, i pari për të me fanellën e Fiorentinës Ribery është aktivizuar në 15 takime duke shënuar dhe 3 gola.