Kulturë Dy konferencat e Ernest Koliqit në qytetin e Triestes më 1956

Dy konferencat e Ernest Koliqit në qytetin e Triestes më 1956

Ernest Koliqi (1901 – 1975)

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të shtunën e 10 marsit 1956, në faqen n°6, një shkrim për studiuesin e shquar shqiptar Ernest Koliqi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Studiuesi i shquar shqiptar sot i ftuar i Triestes

Sot pasdite, Profesori Ernest Koliqi, i Universitetit të Romës, do të mbajë dy konferenca në Trieste për çështje aktuale mjaft interesante: në orën 18:30, në hotelin Excelsior, ai do të flasë për kushtet e kulturës dhe intelektualëve në vendet prapa perdes, dhe në veçanti për Shqipërinë, vendin e tij të origjinës: më parë në orën 16:30, Profesor Koliqi do të zhvillojë një bisedë në klubin “Maria Cristina” për jetën e grave në vendet komuniste.

Profesori Koliqi është një nga personalitetet kryesore të kolonisë shqiptare në Itali, pasi në kohën e tij ka qenë kryetar i Kuvendit të Tiranës dhe Ministër i Arsimit Publik. Aktualisht është i detyruar të qëndrojë në ekzil nga regjimi aktual i vendit të tij dhe mban katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania