Politika Dy kuvende, Fevziu: Komike, Basha ‘truke’ për të lodhur Berishën

Dy kuvende, Fevziu: Komike, Basha ‘truke’ për të lodhur Berishën

Gazetari Blendi Fevziu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në PD, parti e cila po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve në dhjetor, atë të datës 11 që e thërret Berisha dhe delegatët dhe atë të datës 18, që po e thërret Basha, tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij.

“Njëra palë ka thirrur datën 11 dhjetor me parimin që anëtarësia e zeron kryesinë. Zakonisht anëtarësia e kërkon mbledhjen e kuvendit kur nuk e bëjnë strukturat. Mbështetësit e Berishës mendojnë se kjo e zeron dakordësinë e kryetarit. Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një javë më parë, por me sa duket nuk e premton më koha fizike. Thërret kuvend sipas të drejtës statutore.

Ku dallojnë këto? Në të parin ka ndryshime statutore, që e dimë që do të shkarkojnë Bashën dhe një lloj rivotimi. Kuptohet që shkarkimi final do të jetë një anëtar një votë. Kuvendi i propozuar nga Basha nuk e ka këtë pikë të diskutimit.

Jemi në një ngërç, ka ndodhur situatë jo e papritur. E papritur është që bëhen dy kuvende brenda një jave. Mund ti bënin në dy salla të ndryshme. E kemi parë këtë në partitë e vogla, ku ka përfunduar edhe në rrahje. Në gjykimin tim, kjo  është komike, e paimagjinueshme dhe jo produktive, që partia më e madhe e opozitës, që është shpresë dhe ka kontribut të jashtëzakonshme, përfundon në një betejë të tillë pa pikë sensi”.

“Nëse PD çahet në dysh, beteja kryesore do të jetë për logon”

Fevziu tha më tej se nëse PD do të ndahet në dy parti, atëherë “beteja” mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të jetë logoja e partisë.

“Nën gjykimin tim kjo është komike e paimagjinueshme jo produktive që partia e madhe përfundon në një betejë pa pikë sensi. Pashë dje zgjedhjet në Kosovë dhe jam impresionuar me standardin e lartë demokratik, ku secili kandidat uroi publikisht kandidatin rival.

Problemi kryesor do të jetë kush dot ë mbajë logon. Deri tani ka dy mënyra ose kam përshtypjen njerëzit nuk janë të kthjellët se çfarë do të ndodhi. Problemi kryesor është që njëra palë mendon që vrulli i Berishës do të heshtë duke përdorur truke administrative do të lodhin Berishën dhe duke rreshtuar këtë ata mendojnë se do të dojë një kohë të rikuperohet prapë dhe këta njerëz do të bashkohen me Bashën. Rreziku më i madh i tyre është që partia të çahet në dysh dhe nëse kjo ndodh beteja kryesore do të jetë për logon.”, u shpreh Fevziu.