Aktualitet Dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në murin rrethues të një...

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në murin rrethues të një shtëpie

Këto janë pamjet që vijnë pasditen e kësaj të marte nga rruga e plazhit për në Tale të Lezhës.

Pikërisht në këtë vend, siç shihet edhe në foto, dy makina përfunduan duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie. Më parë mjetet u përplasën me njëra-tjetrën, në rrethana ende të paqarta.

Nga ngjarja tre persona mbetën të lënduar lehtë. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila nisi punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit në fjalë.