Aktualitet Dy orë e gjysmë në SPAK, Gjoni: U thirra si person në...

Dy orë e gjysmë në SPAK, Gjoni: U thirra si person në dijeni, pyesni prokurorët për çështjen

Ish-deputeti Ralf Gjoni është marrë sot për më shumë se dy orë, në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

Pasi la ambientet e SPAK, Gjoni tha se është marrë në pyetje si një person që kishte dijeni për një çështje, por nuk preferoi që ta bënte publike këtë gjë.

“Jo jo, si person nën hetim, jam thirrur për një çështje që kam pasur dijeni, në kohën kur kam qenë në një post shtetëror. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, pasi atëherë kam qenë në një periudhë jo aktive në politikë. Nuk diskutoj më lidhje me sekretet hetimore, nuk mundem që të komentoj. Më fal pse nuk pyesni prokurorët? Për angazhimet e mia në vite… kush më njeh, ma di integritetin”, u shpreh Gjoni.

Ralf Gjoni ka mbajtur detyrën e Këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, ndërsa në vitin 2019, ai u bë pjesë e Kuvendit si deputet i LSI-së, në atë që njihej si “opozita e re”.

Ai mori mandatin e deputetit pasi paraardhësit e tij të koalicionit opozitar, PD-LSI vendosën të djegin mandatet.