Ka përfunduar pas dy orësh protesta për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare.
Ajo që ka mbetur pas janë shenjat dhe gjurmët e duarve me ngjyrën e kuqe simbol të gjakut në muret e ministrisë së Arsimit.
Mesazhi kryesor i prindërve dhe pjesëmarrësve në protestë ishte dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastriliu të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për ngjarjen e rëndë dhe situatën e arsimit.
Prindërit i kanë lënë një afat deri në fundjavë ministres për të dhënë dorëheqjen në të kundërt javën e ardhshme kanë paralajmëruar tjetër protestë.
Kjo ka qenë protesta e parë e këtij lloji që pas ngjarjes së rëndë që tronditi shoqërinë shqiptare, duke kërkuar jo më cilësi për arsimin, por siguri për fëmijët. Ishte një protestë paqësore me mesazhe nga prindër e nxënës. Të gjithë prindërit që protestuan për dy parë përsëritën thirrjen për siguri në shkolla.
Një nga momentet më prekës në këtë protestë ishte mesazhi i nënës së Martinit të ndjerë, që përmes pikëllimit falënderonte shqiptarët për mbështetjen.