Dy parqe fotovoltaike do të ndërtohen në Korçë dhe investimi do të jetë tërësisht privat.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 megavat orë. Pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, një investim totalisht privat, në një total prej 40 mega”, tha Balluku.
Sipas ministres, ky investim përkon me një periudhë shumë të vështirë përsa i përket energjisë elektrike.
Ajo nënvizoi se shteti shqiptar do të përfitojë 2% të energjisë së prodhuar nga këto parqe fotovoltaike gjatë vitit në formë produkti apo në formë pagese.