Në Europë janë raportuar dy raste të pacientëve që janë infektuar me COVID-19 për herë të dytë, pasi e kishin kaluar një herë.
Një situatë e ngjashme është verifikuar edhe në Hong Kong, ku një person rezultoi dy herë pozitiv.
Universiteti i Hong Kongut deklaroi se personi në fjalë ishte infektuar sërish katër e gjysmë pas herës së parë, gjë që tregon se sëmundja mund të aktivizohet disa herë.
Marion Koopmans, drejtori i Departamentit të Virologjisë te Erasmus MC tha se në Holandë ishte konfirmuar një rast infektimi për herë të dytë.
Rasti tjetër ka ndodhur në Belgjikë, ku të dhënat kanë treguar se bëhet fjalë për një zhvillim ndryshe të strukturës së virusit, që ka shkaktuar infektimin e dytë.