Aktualitet Dy persona sulmojnë policin në Dibër, efektivi kundërpërgjigjet me armë

Dy persona sulmojnë policin në Dibër, efektivi kundërpërgjigjet me armë

Një efektiv policie është sulmuar nga dy persona në Peshkopi. Mësohet se rreth orës 13:35 në lagjen Kamen, dy persona D.S dhe S.S janë përfshirë në një konflikt me efektivin e policisë M.K.

Policia raporton se dy persona e kanë qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëme efektivit i cili mësohet se ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

“Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K (punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.