Dy policë janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, të cilët janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.
Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.