Sport Dy projekte në garë, Inter dhe Milan, 650 milionë euro për rindërtimin...

Dy projekte në garë, Inter dhe Milan, 650 milionë euro për rindërtimin e San Siro

Milan dhe Inter zbuluan dy projektet finale, për stadiumin e ri, i cili do të zëvendësojë impiantin mitik “San Siro”. Të dy projektet parashikojnë rinovimin e të gjithë zonës, për të krijuar një qendër të rinovuar sporti dhe argëtimi.

Sipas planit, pavarësisht se cili model do të zgjidhet fitues, stadiumi i ri i Milanit dhe Interit parashikohet të kushtojë 650 milionë euro dhe do t’i nevojitet tre vjet për t’u ndërtuar.

Pengesa e parë që duhet të kalojë projekti i dy klubeve të Serisë A lidhet me Komunën e Milanos, e cila më 10 tetor do të vendosë nëse projekti ka interes publik apo jo dhe do të votojë për miratimin apo refuzimin e stadiumit të ri.