Aktualitet Dy rrugët e Saimir Tahirit: Do rrëfehet apo do pranojë fatin e...

Dy rrugët e Saimir Tahirit: Do rrëfehet apo do pranojë fatin e tij

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka komentuar dënimin e Saimir Tahirit. Në një shënim me ironi, por edhe për të vërteta të hidhura, Hoxha thotë se Tahiri si ministri i Brendshëm më jetëgjatë i 32 viteve të demokracisë di shumë. Dhe se tani Tahiri ka dy rrugë: të rrëfehet ose të pranojë fatin

“Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….”

Tahiri besoi shumë, se do t’i shpëtonte pikërisht kësaj fjalie, thënë nga avokati i tij tek dera e gjykatës. Por nuk ia doli…

Padiskutim që Saimir Tahiri, si ministri i Brendshëm më jetëgjatë i 32 viteve të postkomunizmit, di shumë për ATA dhe ATË atje lart…

Si ish-ministër i Brendshëm dhe si krahu i djathtë i kryeministrit në detyrë, Tahiri ka parë shumë gjëra, ka dëgjuar shumë gjëra të tjera, ka regjistruar dhe administruar shumë prova.

Por që nga mbrëmja e sotme, Tahiri, më shumë se sa të rrëfejë të vërtetën e asaj çfarë di, duhet të mendojë t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 orë në 24, nën kontrollin e ATYRE atje lart…

Në fund të fundit, hakmarrja është një pjate që shërbehet e ftohtë.

Tahiri, tashmë si “koke turku” në burg, ka kohën e mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, do të rrëfehet apo do pranojë fatin e tij…

Jeta vazhdon…”, shkruan Artan Hoxha.