Gjykata e Elbasanit ka vendosur nën sekuestro pasuri me vlerë 450 mijë Euro në Elbasan, që posedohen nga dy persona të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Aksioni u kodua “Real Estate 2” dhe bëhet fjalë për një apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit dhe për një lokal në lagjen “Kongresi” në pronësi të 42-vjeçarit E.G.
I pari është i dënuar në Itali për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa i dyti i dënuar me 8 vite në Itali për të njëjtën vepër penale.