Aktualitet Dy të vdekur dhe 931 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 931 raste të reja me COVID-19

Dy persona humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 931 raste të reja me virusin.

Viktimat ishin dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç.

Rastet pozitive kanë dalë 3,722 testime që janë kryer, nga ku janë regjistruar edhe 2,094 të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 244,539 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht janë 15,262 të infektuar me COVID në të gjithë vendin.

127 persona janë të shtruar në spital, 22 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.