Kosova Dy të vdekur nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve

Dy të vdekur nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 619 humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 560 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 46 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh tashmë. Numri total i rasteve atje është 15425, prej të cilave aktive janë vetëm 1641.

Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në ditën e fundit janë regjistruar 77 të tillë, me 13165 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë.