Dy persona mbetën të vrarë, ndërsa të paktën 6 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një festë në Memphis, Tennessee të SHBA.
Sipas NBC News, të shtënat ndodhën rreth orës 19:39 (me orën lokale), të së shtunës, pranë një parku aty ku dhe po mbahej festa.
Të paktën 300 persona merrnin pjesë në këtë organizim. Sipas policisë, një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.
Deri më tani, si autorët, ashtu sikurse motivet e të shtënave mbeten të paqarta.
Policia po kërkon të paktën dy të dyshuar, sipas CBS News.
“Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News.