Aktualitet Dy vëllezërit plagosin 19-vjeçarin në Tiranë

Dy vëllezërit plagosin 19-vjeçarin në Tiranë

Një i ri ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në kryeqytet pranë Kompleksit Olimpik.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Liman Kaba”. I plagosuri është 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni, person pa precedent penal.

Pas hetimeve është zbuluar se ai është plagosur nga vëllezërit Aldo dhe Klajdi Kodra. Ata janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtori i Policisë së Tiranës tregon detajet: Si u plagos 19-vjeçari pas sherrit në lokal

Një plumb në bark për Reginaldo Kaçorrin, por fillimisht 19-vjeçari është konfliktuar me dy persona të tjerë në një lokal. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Japuaj, tha se paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Kaçorri dhe autorët e kësaj ngjarje kanë qenë të ulur në të njëjtin lokal në tavolina të ndara. Jaupaj tha se fillimisht mes palëve ka patur një konfrontim fizik. Më pas, një person është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri.

“Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal. Fillimisht janë zënë fizikisht dhe më pas është afruar një person që ka qëlluar një herë me armë. Janë marrë masat për kryerjen e veprimeve proceduriale. Mendoj se për motive të dobëta, por tani jemi në dokumentimin dhe sqarimin e kësaj ngjarje”, u shpreh Jaupaj.