Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ndërsa janë regjistruar 296 raste të reja.
Viktimat ishin një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Rastet e reja – Janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë.
Rastet e reja janë në këto bashki: 91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.
Janë 5366 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.