Kryesore Dy viktima dhe 300 raste të reja me Covid

Dy viktima dhe 300 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2419 testime, nga të cilat 300 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetë dy qytetarë të prekur me Covid-19.

Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.