Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, 652 persona kanë vdekur nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një rritje e numrit të rasteve të reja, u pas 889 testimeve janë konfirmuar 104 raste. Numri total i rasteve pozitive është 16606, prej të cilave 1393 aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 42 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14561.