Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në një deklaratë për mediat pas vendimit, avokati i tij Geni Xhyzari e cilësoi këtë një dënim politik me porosi të kryeministrit Rama.
“Ju e dëgjuat deklaratën e zotit Beleri dhe keni të gjithë diskutimin e tij. Nëse shikoni një moment sulm të zotit Beleri si e artikuloi kryetari i seancës që bëri gafën e radhës në fillim, ndërpreu diskutimin e zotit Beleri për të transmetuar tensionin që kishte jashtë këtij procesi dhe tensioni i tij nuk na la të dyshonim që do e dënonin me 2 vjet. E padëgjuar të ndërpritet fjala e të pandehurit. Ky është vendim dhe dënim politik siç e porositi kryeministri, ashtu veproi dhe kjo gjykatë”, tha avokat.
Ai theksoi se “prezumimi i pafajësisë e sjell prokuroria që siç e patë nuk solli asnjë provë. 4 ditë është ndjekur nga polica, është skandali më i madh, por prokuroria ra nën presionin e policisë. Do ta ankimojmë vendimin”, përfundoi avokati.