Më në fund, Paulo Dybala mund të marrë frymë thellë. Tashmë është zyrtare, argjentinasi është shëruar nga koronavirusi. Klubi i Juventusit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur se “Dybala ka kryer kontrollin e dyfishtë me testet diagnostikuese (tamponë) për COVID -19. Rezultatet janë qenë negative. Lojtari është shëruar dhe nuk ka pse të qëndrojë më në izolim shtëpiak.”
Edhe Paolo Dybala, në faqen e tij zyrtare në Instagram, shkroi: “Fytyra ime tregon gjithçka, më në fund u shërova nga koronavirusi”, si dhe publikoi një foto duke qeshur dhe duke falënderuar Zotin.
Një lajm i shkëlqyer për familjen e Dybala dhe për të gjithë botën e futbollit.