Minus 6 pikë nga kreu. Distanca rritet dhe Juve tani me të vërtetë duhet të ndryshojë ingranazhet për të arritur qëllimin e vendosur nga presidenti Agnelli, titulli i dhjetë historik radhazi. Renditja po përkeqësohet, Milani tani është gjashtë pikë larg. Ndodhi më 2015-2016, një start sezoni kaq tronditës, me vetëm 12 pikë, kur bardhezinjtë nuk ishin aq larg nga maja e renditjes, pas vetëm nëntë ndeshjeve. Juve e Pirlos ka gjithashtu gjashtë pikë më pak se Juve e Sarrit, dy më pak se Juve e parë e Conte dhe pesë më pak se Allegri i parë, për të mbetur në vitet e ciklit trengjyrësh. Kualifikimi për në 16-she të Ligës së Kampionëve nuk duhet të mashtrojë, sepse grupi ka provuar të jetë një nga më pak cilësorët në vitet e fundit.
Juvja e Pirlos është i varur nga Ronaldo – Ekziston një Juve me Ronaldon dhe një Juve pa Ronaldon. Dhe kur fenomeni portugez mungon, gjërat ngecin. A ishte e nevojshme që Pirlo ta linte në shtëpi CR7, mos ta kishte as në stol në ndeshjen e fundit të Serie A? Ai ka ndikim të madh, qoftë edhe psikologjikisht, duke qenë me skuadrën. Pa Ronaldon, “Zonja e Vjetër” futet në telashe: në 5 ndeshje ka marrë 1 fitore (Dinamo Kiev), 3 barazime (Crotone, Verona dhe Benevento) dhe 1 humbje (Barcelona). Me Cristiano ka mesatarisht 2 gola për ndeshje; pa të zbret në kuotën 1.3. Dhe nëse Morata nuk mendon për këtë, rruga drejt suksesit nuk mund të gjendet.
Dybala “u zhduk” – Ronaldo plus Morata, ok. Po Dybala? Ka qenë “Joya” i vogël deri më tani. Edhe ndaj Benevento kishte vetëm ndezje të Paulos, i cili gati sa nuk shënoi dy herë, por dukej i dëshpëruar dhe akoma larg gjendjes më të mirë. Sidoqoftë, duket çështje kohe. Pasi t’i jetë rikthyer shkëlqimi fizik, për të cilin po punon, dhe goli që zhbllokon gjithashtu kokën, “10” argjentinase do të bëjë përsëri ndryshimin.
Shumë luhatje- Gjashtë pikë diferencë nga Milani dhe gjashtë pikë të humbura nga situatat e avantazhit. “Rima” e statistikave është kjo: Juve është përmbysur nga Verona, Lazio dhe Benevento, në pamundësi për të menaxhuar rezultatin, për shkak të rënies së ritmit, sidomos në pjesën e fundit të lojës. Një problem që dukej se ishte arkivuar sezonin e kaluar, në të cilin stabiliteti mendor, dhe si pasojë ai mbrojtës, kishte qenë më shumë se i mangët dhe në vend të kësaj përsëritej.