Sport Dybala: Unë bashkë me Messin te Barcelona? E vështirë, luajmë në të...

Dybala: Unë bashkë me Messin te Barcelona? E vështirë, luajmë në të njëjtin pozicion

Për Paulo Dybala ajo ndaj Barcelonës është një sfidë që ngjall kujtime të bukura. Ishte pikërisht “Joya” ai që vendosi fatine ndeshjes së parë në çerekfinalen e Champions League të edicionit të fundit, me një dygolësh fantastik në pjesën e parë të takimit: “Ajo në Camp Nou është një ndeshje shumë e rëndësishme, por është vetëm takimi i parë i grupit. Arritja e një rezultati pozitiv në këtë takim do të ishte e rëndësishme për pjesën tjetër të edicionit”, deklaroi argjentinasi në prag të sfidës së Juventus ndaj Barças.

“Pëlqehem nga Barcelona? Thuhen shumë gjëra të ndryshme gjithandej, të përflitem pranë skuadrave të ngjashme më bën të ndihem mirë, por unë duhet të lumturoj tifozët e Juventus, dhe përpiqem ta bëj në çdo ndeshje. Sfida Messi-Dybala? Është e vështirë, po flasim për numrin një në futboll. Unë vazhdoj rrugën time, pa bërë krahasime. Të luaj me atë në të ardhmen? Për fatin tim të mirë, jam duke luajtur me Messi te kombëtarja e Argjentinës. Dhe në fakt është e vështirë për mua të luajmë bashkë, pasi kemi njëjtin pozicion”, deklaroi ndër të tjera Dybala.

I pyetur në lidhje me krahasimin e tij me Neymar, dhe parashikimit se do të jetë e ardhmja e futbollit pas Messit dhe Ronaldos, “Joya” u shpreh: “Për mua është një kënaqësi e madhe, sepse nënkupton që po punoj mirë, që po bëj gjëra të mira. Që njerëzit shohin tek unë diçka që mund të ndodhë në të ardhmen, por duhet të jem i qetë, të vazhdoj të punoj, të kërkoj rritem çdo ditë. Po mendojmë për Messi dhe Ronaldo, që kanë një nivel të jashtëzakonshëm, që askush nuk ka arritur. Pastaj, po flasim për një tjetër futbollist si Neymar që është fantastik”.