Mjekët roje tashmë do të marrin dy-fishin e pagës që merrnin. Këtë lajm të mirë e ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Sipas tij rritja e pagës në sektorin publik është domosdoshmëri.
Më tej ministri ka bërë me dije se do të ketë edhe 25% rritje të pagës për personelin e urgjencave kardiake, celebrale-vaskulare.
Kjo do të thotë që nga 17 mijë lekë që paguhet ekstra aktualisht, një mjek roje do të mund të përfitojë 34 mijë lekë. Pra, në këto kushte paga shkon mesatarisht 94.400 lekë në muaj për ata që punojnë turni i tretë.
Kostoja për rritjen e pagave në këtë sektor shkon 13 deri në 14 miliardë lekë.