Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa nga kryerja e 1827 testeve të dyshuara me Covid-19, 764 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili krahas shifrave të infektimeve raporton se listës së të shëruarve i janë shtuar 584 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 23.274.
“Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543”, raporton IKSHPK-së.
Rastet pozitive: Komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.