Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, Drejtoresh e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, ka kryer sot një inspektim në pikën e kalimit kufitar Kakavije, për krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim shmangien e radhëve të gjata të shtetasve në hyrje e dalje.
Ndërkohë, raportohet fluks i madh në dalje dhe në hyrje në Kakavijes. Sipas informacioneve, gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.
Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje. Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë.
Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet. Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sugjerohet shfrytëzimi i pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë.