Aktualitet Dyshime për spiunazh për Iranin, SPAK operacion në Tiranë

Dyshime për spiunazh për Iranin, SPAK operacion në Tiranë

Disa ish-anëtarë të MEK në Shqipëri dyshohen për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Me kërkesë të SPAK po kontrollohen banesat e 20 ish-anëtarëve të MEK.

Kontrollet po zhvillohen në zonën e “Freskut” dhe të “5 Majit” në Tiranë. Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK është Hassan Heyrani.

Operacioni vjen pas arrestimit të iranianit Bijon Polidrag, i cili u zbulua duke filmuar bazën e MEK në Manzë.