Bota Dyshime se sulmi në New Orleans është i lidhur me shpërthimin e...

Dyshime se sulmi në New Orleans është i lidhur me shpërthimin e ‘Tesla’-s para hotelit ‘Trump International’

Detaje të reja kanë përforcuar dyshimet për një lidhje mes dy ngjarjeve që kanë tronditur SHBA-në në ditët e para të vitit të ri.

Mediat raportojnë se personi përgjegjës për shpërthimin e mjetit Tesla Cybertruck përpara hotelit ‘Trump International’ shërbeu në të njëjtën bazë ushtarake me terroristin e New Orelansit.

Oficerët e zbatimit të ligjit bastisën një shtëpi që i përkiste një 37-vjeçari nga Colorado të mërkurën në mbrëmje. I dyshuari ka një përgatitje ushtarake dhe ka shërbyer në të njëjtën bazë si Shamsud Din Jabbar, i cili vrau 15 persona me një makinë me qira në New Orelans në orët e para të Vitit të Ri.

Samsud Din Jabbar, autori i dyshuar sulmit në New Orleans

Burimet nga organet e zbatimit të ligjit kanë zbuluar se makinat e përdorura në të dy sulmet ishin marrë me qira përmes Turo, dhe ato ishin të dyja automjete elektrike, duke shkaktuar shqetësime se ngjarjet janë të lidhura.

Livelsberger, i cili vjen nga Kolorado, dyshohet se ishte shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në incidentin në Las Vegas.

37-vjeçari që besohet të jetë shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në Las Vegas

Ndërkohë, detaje të reja mbi të kaluarën e Jabbar-it tregojnë një karrierë të gjatë në forcat e armatosura të SHBA-së. Ai kishte shërbyer nga marsi 2007 deri në janar 2015 si Specialist i Burimeve Njerëzore dhe më pas si Specialist i Teknologjisë së Informacionit, përfshirë një mision në Afganistan. Jabbar kishte vijuar si rezervist në teknologji që nga korriku 2020, duke arritur gradën e rreshterit.

Autoritetet amerikane të sigurisë po thellojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe lidhjet mes këtyre dy ngjarjeve tragjike, të cilat kanë tronditur opinionin publik.