Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku një person ka denoncuar me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuesi mjeti kryer nga 2 punonjës policie dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.
Nga veprimet hetimore, janë ngritur dyshime se punonjësit e policisë kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës ka referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për punonjësit e policisë:
– Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
– Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
– Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit e Policisë.