Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës.
Viktima, që u gjet në afërsi të Malit të Robit, është banues në Lushnje.
Nga veprimet e para, dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.