Një shqiptar është vrarë në Mal të Zi mëngjesin e sotëm në Tivar.
Sipas medias malazeze “Vijesti”, bëhet fjalë për Edmond Mustafën, i cili u qëllua me armë zjarri.
Kjo media raporton se viktima ka qenë anëtar i një grupi kriminal. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ka qenë me një grua në momentin kur u qëllua disa herë me armë zjarri. Autori, sipas dëshmitarëve, u largua me motor.
Policia malazeze ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të autorit/ëve.