Gjykata e Tiranës njohu Ardian Doçajn me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Doçaj dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës. Por ai deklaroi në seancë se nuk ka lidhje me ngjarjen.
“Nuk i njoh të arrestuarit e tjerë. Nuk kam qenë ndonjëherë i dënuar”, tha Doçaj.
Në 31 janar, Gjykata e Tiranës la në burg 5 të arrestuarit e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Arrest me burg u dha për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Olsi Turjan, Elton Hajrin, si dhe për Festim Bexhdilin.