Strukturat Policisë në Tiranë, kanë njoftuar se në kuadër të goditjes së paligjshmërisë, janë realizuar kontrolle të befasishme me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë arrestuar 3 qytetarë.
Një tyre është Albana Ferrja. Ajo ka qenë dikur me pozicion drejtore e Divizionit Tregtar në OSHE. 48-vjeçarja u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
48-vjeçarja, dyshohet se ka marrë një shumë prej 131 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane “Com Metodi” me seli në Milano, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.