Aktualitet Dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare në Korçë, procedohet 18-vjeçari

Dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare në Korçë, procedohet 18-vjeçari

Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare, në muajin tetor të vitit të kaluar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 18 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.