Aktualitet “Dyshohet se u nxor në pritë”, gazetari jep detaje për atentatin ndaj...

“Dyshohet se u nxor në pritë”, gazetari jep detaje për atentatin ndaj Kristian Markut: U qëllua për rreth 1 km

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme në autostradën Fier-Vlorë, Kristian Marku alias Kristi Bardhi është qëlluar me armë zjarri për rreth 1 kilometër teksa ishte në lëvizje e sipër me mjetin e tij tip “Volkswagen”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Bajraktaraj thotë se ka dyshime që 30-vjeçari, i cili mbeti viktimë e atentatit është nxjerrë në pritë nga persona të tjerë.

Besar Bajraktaraj: Kristian Marku është gjetur i vrarë në autostradën Vlorë-Fier, drejtimi i tij ishte në drejtim të Fierit.

Blendi Fevziu: Është vrarë në lëvizje?

Besar Bajraktaraj: Sipas të dhënave paraprake të Policisë, është ekzekutuar gjatë momentit që po lëvizte me një automjet tip “Volkswagen Passat” në afërsi të një sheshpushimi. Gjurmët e atentatit shkojnë për rreth 1 kilometër që është qëlluar në ecje e sipër në drejtim të tij.

Blendi Fevziu: Ka qenë vetëm apo me persona të tjerë?

Besar Bajraktaraj: Ka qenë vetëm në momentin që është ekzekutuar. Dyshohet se mund të jetë nxjerrë në pritë nga persona të tjerë.