Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.
Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim.
Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanço, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.
Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Edmond Papa u vra më 16 Dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Më 3 Janar 2023, u arrestua si autor i dyshuar 30-vjeçari Albano Velo.