Policia greke ka arrestuar Eduard Danajn, autorin e dyshuar të vrasjes së bashkëshortes së tij, Enkeleida, mëngjesin e kësaj të enjteje në Menidi të Greqisë. Ai u kap në zonën e Filit sipas asaj që raportojnë mediat greke.
40-vjeçarja nga Vlora u godit me thikë dhe mbeti e vdekur në vend.
Ajo u gjet e pajetë nga kalimtarë të rastit në rrugë.
Në afërsi të trupit iu gjet edhe çanta që mbante me vete, çka përjashton për policinë pistën se ajo mund të jetë vrarë për grabitje.
Dëshmitarët e rastit deklaruan për mediat greke se kishin dëgjuar vetëm thirrjet e 40-vjeçares për ndihmë, ndërsa nuk kishin arritur ta shikonin autorin.
Nga hetimet paraprake për të shkuarën e saj, 40-vjeçarja mësohet se ka bërë të paktën 3 denoncime në polici për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, më i fundit prej të cilëve mban datën 7 maj të 2024.
Ndaj nisur kjo hetuesit grekë dyshojnë se autor i vrasjes është bashkëshorti i saj 50-vjeçar.