Frika ngakoronavirusi nuk po përjetohet vetëm në Itali, me “sulmet” nëpër supermarkete dhe në farmaci. Në Lituani gjërat po shkojnë edhe më keq. Atje një burrë mbylli gruan e tij në banjo nga frika se ajo ishte prekur nga koronavirusi.
Bashkëshortja e tij ishte takuar me një grua kineze dhe burri dyshonte se ajo tashmë ishte infektuar. Për të mos ja ngjitur edhe atij, burri e kyçi gruan në tualet. Kjo e fundit u detyrua të telefonojë policinë që të dalë nga banjoja.
Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, burri u justifikua duke deklaruar se e kishte mbyllur gruan pasi ishte konsultuar me një mjek për të mbajtur nën kontroll virusin. Gjërat përfunduan mirë pasi gruaja nuk ngriti padi ndaj burrit. Ajo bëri edhe analizat edhe rezultoi negative ndaj koronavirusit.