Mbrëmjen e së hënës, tekniku kuqezi ka darkuar me menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe interesat e personazheve si Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo dhe Joao Cancelo.
Mendes dhe Gattuso janë miq prej kohësh dhe duket se darka e mbrëmshme është shfrytëzuar për të folur në lidhje me të ardhmen e trajnerit aktual të Milanit, nëse do shkarkohet nga stoli kuqezi.
Sipas mediave italiane, në skenë ka dalë emri i skuadrës së Newcastle United, klub që po kërkon një zëvendësues për Raffael Benitez dhe Mendes ka shumë miq atje, për të sugjeruar emrin e Gattusos.