Federata Angleze e Futbollit do të shqyrtojë idenë e emërimit të një të trajneri të përkohshëm në mënyrë që të përpiqet të tërheqë Pep Guardiolën si trajner të Anglisë nëse ai vendos të largohet nga Manchester City në vitin 2025.
Teksa nuk është zgjedhja e parë e federatës për të pritur, katalanasi përfaqëson një kandidaturë të jashtëzakonshme.
Prioriteti tani është për një trajner që e kupton kulturën e ekipit kombëtar, të cilit Guardiola i përshtatet në mënyrë të përsosur pasi ka kaluar tetë vjet në Angli dhe ka furnizuar kaq shumë lojtarë.
Tani ka një ndjenjë brenda klubit të City se Guardiola mund të largohet në fund të sezonit 2024-25.
Trajneri ka shprehur më parë interes për të shkuar në drejtimin e një ekipi kombëtar.
Federata dëshiron t’i japë fund pritjes së gjatë të Anglisë për një trofe ndërkombëtar, teksa besohet se Guardiola nuk ka interes të veçantë për të menaxhuar Spanjën për shkak të identifikimit si katalanas.
Kualifikueset për Kupën e Botës 2026 nisin në fund të Marsit. Kështu që federate angleze po mendon se trajneri i përfaqësueses U-21, Lee Carsley, mund të nisë punën si i komanduar në kombëtare dhe nëse ka sukses mund të promovohet nëse Guardiola ndryshon mendje.