Lajm i bujshëm nga merkato e verës. Liverpool ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani, për t’i besuar mesin e fushës. Mediat britanike shkruajnë se trajneri i ri, Arne Slot kërkon një numër 6 të mirëfilltë dhe mesfushori shqiptar i plotëson të gjitha kriteret.
Ai është i aftë të ndërtojë lojën, të vertikalizojë në manovrat ofensive, por mbi të gjitha të ndihmojë edhe në fazën mbrojtëse.
Edhe pse luajti shumë pak ndeshje si titullar me Interin gjatë sezonit të kaluar, me aktivizimin e tij në Serie A, Kristjan Asllani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.
Mbetet për t’u parë, nëse në orët në vijim interesi i Liverpool do të konkretizohet, apo këto do të mbeten thjesht zëra të merkatos.