Një shembull i garës së drejtë vjen nga Holanda. Ajaksi po përjeton një moment historik duke u gjendur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo ata po luftojnë edhe për titullin kampion me PSV-në.
Java e 33-të e kampionatit, e programuar për në datën 28 prill do të luhet në 15 maj.
Klubet kanë rënë dakord që ky takim të zhvillohet më vonë për shkak të pjesëmarrjes së Ajaksit në gjysmëfinale pas Ajaksi do të kishte vetë 2 ditë kohë për të përgatitur takimin.
Federata pranoi se jo të gjitha klubet janë pajtuar me këtë zgjidhje.
“Jemi të vetëdijshëm se është e pamundur t’i kënaqim të gjithë. Arsyeja është e nevojshme pasi me pjesëmarrjen e Ajaksit në Ligën e kampionëve përfitojnë jo vetëm ata, por gjithë futbolli holandez”, u shpreh në një komunikatë institucioni.