Miliarderi Jeff Bezos ka “kërcënuar” Leonardo DiCaprion, pasi e dashura e themeluesit të Amazon është kapur në kamera duke “ngrënë me sy” aktorin e famshëm, gjatë një mbrëmjeje gala ditën e shtunë.
Videoja, ku duket 51-vjeçarja Lauren Sanchez që sheh me shumë admirim 46-vjeçarin, është bërë virale.
“E dashura e Jeff Bezos harroi që po shoqëron burrin më të pasur në botë, sapo e përqafoi DiCaprio”, shkruan një komentuese.
Përgjigjja e Bezosit nuk vonoi, me miliarderin që postoi në Twitter një foto ku e “kërcënonte” se do ta hidhte nga shkëmbi. “Leo, afrohu pak, dua të të tregoj diçka”, shkruante Bezos pranë një tabele ku shkruhet: “Kujdes, shkëmbin! Rrëzimi është fatal”.