Policia në pikën kufitare të Kapshticës ka vënë në pranga një 55 vjeçare, e shpallur në kërkim për veprën penale të shfrytëzimit për prostitucion.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, banuese në Patos, e dënuar me 7 vite burg.
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese.
Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.