Një vogëlush ka hipur mbi çatinë e spitalit duke refuzuar në këtë mënyrë të bëhej synet.
5-vjeçari nga provinca Banten, në ishullin indonezian Java vrapoi jashtë klinikës dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës ku qëndroi për dy orë, duke refuzuar të zbriste poshtë.
Dr Anik Sutari tha se kurrë nuk kishte parë një veprim të tillë gjatë gjithë viteve të saj të punës në qytetin e Serang.Ajo ndau fotografinë e djalit në Facebook dhe pranoi se nuk kishte çfarë të bënte veçse ti “bindje” atij.
“Gjatë gjithë viteve të punës sime profesionale prej 20 vitesh që bëj rrethprerje kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të ikë në majë të çatisë”, ka thënë Sutari.
Ajo dhe prindërit e djalit kishin ngurruar të ndiqnin djalin e frikësuar i cili qëndroi në çati për rreth dy orë.
Ishte mësuesi i shkollës së vogëlushit ai që erdhi dhe zbrit 5- vjeçarin, pasi sipas prindërve, ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të.
“Ishte e mrekullueshme ajo që ndodhi më vonë, sesi vogëlushi zbriti nga çati dhe hyri në sallën e operacionit dhe u shtri vet, pa e detyruar askush”, ka thënë doktoresha.